Hungaria do të ndjekë qëndrimin e Turqisë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Evropë

Hungaria do të ndjekë qëndrimin e Turqisë kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 21:26
Foto nga takimi

Diplomatët më të lartë të Turqisë dhe Hungarisë zhvilluan konsultime të rregullta lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO, tha ministri i jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

Ai tha se nëse do të ketë ndryshim në qëndrimin e Turqisë dhe Hungarisë, Suedia do të bëhet pjesë e aleancën së NATO-s.

Suedia dhe Finlanda braktisën mos angazhimin ushtarak dhe aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit rus të Ukrainës. Finlanda u bashkua zyrtarisht me bllokun në muajin prill.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se Turqia ngurron ta lejojë Suedinë të bëhet pjesë e NATO-s dhe u bëri thirrje suedezëve të përmbushin detyrimet sipas një marrëveshjeje që u arrit në Madrid, ku do të trajtohen shqetësimet e Ankarasë të sigurisë.

Turqia ka vonuar miratimin përfundimtar të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj demonstratave anti-islamike si dhe ndaj entiteteve terroriste.

Përveç kësaj, në ditën e parë të Kurban Bajramit, policia suedeze lejoi djegien e Kuranit para një xhamie në qendër të Stokholmit.

Edhe pse kryeministri suedez tha të premten se kryeministri, Viktor Orbán e kishte siguruar atë se Budapesti nuk do ta vononte pranimin e vendit nordik në NATO, parlamenti i Hungarisë nuk e vuri ratifikimin në rendin e ditës gjatë kësaj jave para pushimit veror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat