Temperatura arrin 45 gradë, pamjet kur qytetari gjuan diellin me gurë

Evropë

Temperatura arrin 45 gradë, pamjet kur qytetari gjuan diellin me gurë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 12:14
Në Şanliurfa të Turqisë, ku temperatura ka arritur në 45 gradë, një qytetar ka sulmuar diellin me gurë.

Vala e të nxehtit ka përfshirë Europën me temperatura që kalojnë 40 gradë. Por në Şanliurfa të Turqisë, ku temperatura ka arritur në 45 gradë, një qytetar ka sulmuar diellin me gurë.

Mediat turke të cilat kanë publikuar foto dhe video të qytetarit të prekur nga vapa, thonë se hodhi një gur drejt diellit duke thënë: “Na ke shkatërruar”.

Me ardhjen e verës temperaturat në Turqi janë rritur në të gjithë vendin, ndërsa autoritetet kanë  paralajmëruar qytetarët që të mos dalin jashtë në kohën e pikut.

Ekipet e bashkisë në Adana duke lëvizur nëpër rrugë u thanë qytetarëve me megafon: “Ju lutemi mos dilni jashtë dhe mos rrini në diell, nëse nuk është e nevojshme për shkak të temperaturave të larta të ajrit që janë efektive në të gjithë vendin”.

Valët e të nxehtit po shihen gjithashtu në disa pjesë të SHBA-së, Kinës, Afrikës së Veriut dhe Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat