Policia sekuestron sasi rekorde kokaine në Itali

Evropë

Policia sekuestron sasi rekorde kokaine në Itali

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 20:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet policore kanë kryer bastisjen më të madhe të drogës në territorin italian në brigjet jugore të Sicilisë, ka bërë të ditur policia italiane të premten.

Policia kufitare e Guardia di Finanza ka njoftuar në një deklaratë se autoritetet filluan ta monitoronin një anije të dyshimtë që po mbante një pozicion jashtë ujërave territoriale italiane në Ngushticën e Sicilisë.

Policia kishte siguruar imazhe të pakove të shumta në kuvertën e anijes, të cilat më pas u hodhën në det për t’u mbledhur nga një varkë peshkimi në pritje.

Policia kufitare italiane e ka sekuestruar varkën e peshkimit dhe gjeti gjithsej 5.3 tonë kokainë, me vlerë rreth 850 milionë euro. Në bastisje u arrestuan pesë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat