​Vapa ekstreme ul pritshmëritë e prodhimit të vajit të ullirit

Evropë

​Vapa ekstreme ul pritshmëritë e prodhimit të vajit të ullirit

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Pritjet për rendimentin për prodhimin e vajit të ullirit të këtij sezoni kanë rënë në nivelet më të ulëta të pesë viteve të fundit.

Nxehtësia ekstreme dhe thatësira janë fajtorë për rendimentin e ulët.

Sipas informacioneve të përpiluar nga Anadolu nga të dhënat e Komisionit Evropian, prodhimi i vajit të ullirit në BE u rrit nga 2.18 milionë tonë në periudhën 2017-2018 dhe në 2.2 milionë tonë në periudhën 2018-2019.

Ndërsa kjo sasi u ul në 1.9 milionë tonë në sezonin në vijim, kurse ajo u rrit në 2.05 milionë tonë në 2020-2021.

Prodhimi i vajit të ullirit në BE, i cili ishte 2.27 milionë tonë në periudhën 2021-2022, parashikohet të bie në 1.38 milionë tonë këtë sezon, që është niveli më i ulët në pesë vitet e fundit.

Për vendet jashtë BE-së, prodhimi total i vajit të ullirit pritet të ulet në 1.12 milionë tonë në sezonin 2022-2023, nga 1.13 milionë tonë që ishte në sezonin 2021-2022.

Prodhimi total i vajit të ullirit ishte 3.38 milionë tonë në sezonin 2017-2018, 3.3 milionë tonë në 2018-2019, 3.27 milionë tonë në 2019-2020, 3 milionë tonë në 2020-2021 dhe 3.4 milionë tonë në 2021-2020.

Parashikimi 2022-2023 u përcaktua në 2.5 milionë tonë me një rënie prej 26.3% të prodhimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat