Aksident i rëndë mes dy veturave në Kroaci, tre të vdekur dhe dy të lënduar

Evropë

Aksident i rëndë mes dy veturave në Kroaci, tre të vdekur dhe dy të lënduar

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 10:03
Pamje nga aksidenti

Mbrëmë rreth orës 22:45 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave në Kroaci, raporton Index.hr

Sipas njoftimit të policisë kroate, tre persona kanë mbetur të vdekur, teksa dy të tjerë janë dërguar në spital për tretman mjekësor. Gjendja e tyre është në rrezik për jetën.

Rasti sipas mediave kroate ka ndodhur në autostradën A1 në afërsi të daljes së Ravçës në drejtim të Dubrovnikut.

Siç mësohet jozyrtarisht, njëra veturë ishte me targa të huaja, ndërsa tjetra kroate. Dy të huaj dhe një shtetas kroat janë në mesin e të vdekurve.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe disa ambulanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat