Gjermania trajnon ushtarët ukrainas për përdorimin e tankeve Leopard

Evropë

Gjermania trajnon ushtarët ukrainas për përdorimin e tankeve Leopard

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 23:48
Foto ilustrim

Ushtria gjermane trajnoi trupat ukrainase me tanke luftarake Leopard 1 të enjten në qytetin lindor gjerman të Klietz, pak jashtë Berlinit.

Ushtria ukrainase duhet të trajnojë më shumë ushtarë pasi shumë janë plagosur ose vrarë gjatë luftës kundër pushtimit të Rusisë, u tha gazetarëve në vendin e stërvitjes gjenerali gjerman, Andreas Marlow, shkruan CNN.

“Unë mendoj se shqetësimi më i rëndësishëm për Ukrainën është trajnimi i oficerëve, sepse është e qartë se ushtarët profesionistë janë në luftë për një vit e gjysmë tani,” tha Marlow. “Shumë janë vrarë ose plagosur, dhe tani ata kanë nevojë furnizime, duke përfshirë liderët dhe nën-udhëheqësit. Dhe ka mjaft kërkesë për këtë.”, shtoi ai.

Ushtarët ukrainas janë “shumë të motivuar”, sipas Marco Maulbecker, një komandant dhe trainer i forcave të armatosura gjermane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat