Stamboll, rreth 600,000 ndërtesa mund të shemben nga një tërmet tjetër i mundshëm

Evropë

Stamboll, rreth 600,000 ndërtesa mund të shemben nga një tërmet tjetër i mundshëm

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 06:10
Foto ilustrim

Rreth 600,000 ndërtesa në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ishin në rrezik dhe mund të shemben nga një tërmet tjetër i mundshëm, tha Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike i Turqisë, Mehmet Ozhaseki.

Ozhaseki në një intervistë tha televiyionin privat NTV tha se nga 6 milionë shtëpitë në qytet, “600,000 janë shumë të rrezikshme dhe mund të shkatërrohen në radhë të parë”.

Ozhaseki tha se qeveria po punonte për të krijuar “hapësira rezervë” brenda planit të transformimit urban, i cili përfshin ndërtimin e shtëpive të forta rezistente ndaj tërmetit.

“Ne po punojmë për të ndërtuar më shumë se 300,000 shtëpi në zonat e rezervuara të Stambollit, por gjetja e zonave të tilla me tokë të fortë rreth qendrës së qytetit është e vështirë,” vuri në dukje ai.

E vendosur në linjat e thyerjes aktive, Turqia është e prirur ndaj tërmeteve. Në shkurt, më shumë se 50,000 njerëz vdiqën kur lëkundjet e forta goditën pjesën jugore të vendit.

Pas kësaj fatkeqësie, Stambolli ka nisur një program për të ofruar skanime të shpejta të ndërtesave pasi shumë banorë shqetësohen për sigurinë e banesave të tyre.

Në një tjetër tërmet të fuqishëm që goditi Turqinë veriperëndimore në vitin 1999, 17,000 njerëz u vranë dhe rreth 1,000 ishin në Stamboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat