Teoricienët: Aeroplani i Prigozhinit u rrëzua me raketa

Evropë

Teoricienët: Aeroplani i Prigozhinit u rrëzua me raketa

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 10:29
Ekzistojnë argumente kundër këtij versioni

Në rajonin Tver të Rusisë dje u regjistrua rrëzimi i aeroplanit në të cilin supozohej të ishte Yevgeny Prigozhin. Nga videot që qarkulluan, dukej qartë se piloti kishte humbur kontrollin dhe se aeroplani ishte në rënie të lirë.

Në të njëjtën kohë, duke gjykuar nga tingulli, të paktën një motor vazhdonte të funksionojë, një re tymi mbeti pas aeroplanit. Disa pjesë, si krahët dhe bishti, ranë ndarasi.

E gjithë kjo tregon qartë se rënies i ka paraprirë një shpërthim, shkruan media ruse Meduza në analizën e saj përmbledhëse të aksidentit.

Përfaqësuesit e Agjencisë Federale të Transportit Ajror rus, pretendojnë se ka pasur një shpërthim në aeroplan, domethënë se ai nuk është rrëzuar.

Ekzistojnë argumente kundër këtij versioni:

Një nga videot shihet një re që i ngjan gjurmës së një rakete kundërajrore.

Dëshmitarët okularë në video flasin për dy shpërthime që i paraprinë përplasjes. Lëshimi i dy raketave të mbrojtjes ajrore në të njëjtin objektiv, është një praktikë standarde që rrit probabilitetin për të goditur objektivin.

Në disa pjesë të aeroplanit, janë të dukshme gjurmë të ngjashme me vrimat e krijuara nga goditja e raketës kundërajrore.

Ekzistojnë gjithashtu argumente në favor të shpërthimit:

Sipas Flightradar24, aeroplani u ngjit në një lartësi prej 28,000 këmbë (më shumë se 8.5 kilometra) përpara se të rrëzohej. Jo të gjitha sistemet e mbrojtjes kundërajrore mund të rrëzojnë një aeroplan në një lartësi të tillë.

Çështja e shkakut të shpërthimit ka implikime të dukshme politike. Nëse aeroplani u rrëzua nga një raketë kundërajrore, atëherë do të mund të flitet pa mëdyshje për përfshirjen e forcave ruse të sigurisë.

Sipas rregullave të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), aksidenti duhet të hetohet nga një organ i autorizuar lokal, në rastin e Rusisë, Komiteti Ndërkombëtar i Aviacionit, me pjesëmarrjen e prodhuesit të aeroplanëve, Embraer SA e Brazilit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat