Publikohet fotoja, ja kush është stjuardesa që vdiq në avionin e Prigozhinit

Evropë

Publikohet fotoja, ja kush është stjuardesa që vdiq në avionin e Prigozhinit

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:44
Kristina Raspopova

Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror ka zbukuar listën e pasagjerëve që humbën jetën në rajonin Tver pranë fshatit Kuzhenkino, kur një aeroplan Embraer me dhjetë pasagjerë u rrëzua.

Personat që vdiqën janë: Propustin Sergey, Makarian Evgeny, Totmin Alexander, Chekalov Valery, Utkin Dmitry, Matusev Nikolai dhe Yevgeny Prigozhin. Midis anëtarëve të ekuipazhit ishin piloti Levshin Alexey, bashkë-pilot Karimov Rustam dhe stjuardesa Kristina Raspopova.

Emri i 39-vjeçares tërhoqi vëmendje pasi ishte e vetmja femër që ndodhej në avion.

Ajo nisi punën në kompaninë MNT Aero, duke punuar me kontratë dhe ishte përgjegjëse për fluturimet private. Pak para tragjedisë, ajo u ankua te të dashurit e saj për vonesën e fluturimit. Ajo postoi një foto të mëngjesit dhe valixhet e saj me fjalët "Kabina" në mediat sociale të mërkurën në mëngjes.

Sipas mediave ruse, vëllai i saj është zëvendësprokurori i Jemanzhelinsk, Yevgeny Raspopov. Të dy thuhet se kanë lindur në Kazakistan, megjithëse në profilin e Kristinës thuhet se ajo punonte në Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat