Publikohen profile të zyrtarëve të tjerë të Wagnerit në aeroplanin e Prigozhinit

Evropë

Publikohen profile të zyrtarëve të tjerë të Wagnerit në aeroplanin e Prigozhinit

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 06:43
Yevgeny Prigozhin

Një grup hetimor i drejtuar nga miliarderi rus në mërgim, Mikhail Khodorkovsky, ka publikuar një raport në lidhje me pasagjerët e tjerë në bordin e një avioni privat që u rrëzua në Rusi të mërkurën, duke vrarë me sa duket shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhinin.

Të mërkurën, Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror, duke cituar linjën ajrore, publikoi emrat e të gjithëve në bord, duke përfshirë ato të pilotëve dhe një stjuardese. Besohet se të gjithë janë të vdekur.

Përveç Prigozhinit, pasagjerët u renditën si Sergey Propustin, Evgeniy Makaryan, Aleksandr Totmin, Valeriy Chekalov, Nikolay Matuseev dhe Dmitriy Utkin.

Utkin ka qenë një toger i besuar i Prigozhin që nga krijimi i kompanisë ushtarake private Wagner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat