Nga bomba në një kuti vere te tradhtia e njeriut të tij të besuar, si u rrëzua avioni me të cilin udhëtonte Prigozhin?

Evropë

Nga bomba në një kuti vere te tradhtia e njeriut të tij të besuar, si u rrëzua avioni me të cilin udhëtonte Prigozhin?

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 10:58
Mbetjet e avionit të Prigozhinit

Lajmi për rrëzimin e avionit me liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, mbërriti pasditen e vonë të së mërkurës më 23 gusht, duke tronditur gjithë botën, por edhe duke ngritur pikëpyetje të mëdha. Në bord ishte edhezëvendësi i tij, Dmitriy Utkin  dhe anëtarë të tjerë drejtues të kompanisë private ushtarake. Duke marrë parasysh emrat e personaliteteve të pritura brenda avionit, mendja e të gjithëve shkoi menjëherë te një sulm i mundshëm me qëllim “prerjen e kokës” së drejtuesve të Wagner, që komplotuan kundër Kremlinit më 24 qershor, duke marshuar drejt Moskës. Një hakmarrje e Putinit ndoshta ose njëpërballje brenda ushtrisë ruse. Për momentin, megjithatë, përcaktimi i dinamikës së fakteve, duket shumë i vështirë dhe e gjithë ngjarja është e rrethuar nga misteri.

Detajet për avionin

Avioni që u rrëzua më 23 gusht ishte nisur nga Moska dhe ishte nisur për në Shën Petersburg. Ai ishte një Embraer Legacy 600, pjesë e flotës së përdorur nga drejtuesi i kompanisë private ushtarake për shumicën e udhëtimeve të tij. Një ditë më parë, një video e Prigozhin e xhiruar në Afrikë dhe ndoshta në Mali ishte shfaqur në Telegram. Prandaj është e mundur që avioni të ketë marrë kreun e Wagner nga vendi afrikan për ta çuar fillimisht në Moskë dhe më pas në Shën Petersburg. Sipas njoftimeve nga Rosaviatsia, agjencia federale ruse për transportin ajror, automjeti i përplasur u rrëzua në tokë në orën 18:20 me orën lokale, 17:20 në Itali. Sërish sipas agjencisë ruse, nuk kishte patur asnjë sinjal alarmi në pajisjet në bord, as kërkesa për ndërhyrje nga ekuipazhi, që tregon se avioni kishte probleme.

Bomba në bord

Duke u nisur nga videot në mediat sociale, analistë të tjerë priren të besojnë se ishte një shpërthim i brendshëm që shkaktoi përplasjen e automjetit. Ideja e një ose më shumë bombave në bord u hodh fillimisht nga anëtarët e grupit Telegram Baza, të konsideruar si shumë afër burimeve të inteligjencës ruse. Gjithashtu, u raportuan edhe dëshmitë e disa banorëve në zonën e goditjes, të cilët deklaruan se kishin dëgjuar qartë të paktën dy shpërthime përpara se të shihnin rrëzimin e avionit. Hetuesit mendojnë se një bombë ishte vendosur në ndarjen e mjeteve të uljes.

Shpërthimi i tij do të kishte shkëputur krahun e avionit dhe do të shkaktonte ulje të presionit shpërthyes duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të pasagjerëve në bord. Pikërisht kjo do të ishte arsyeja pse bishti i avionit u gjet pesë kilometra larg trupit të avionit.Akoma më befasuese është hipoteza e ish-oficerit të inteligjencës britanike, Christopher Steele, ish-kreu i zyrës ruse të MI6, shërbimeve sekrete të Londrës, midis 2006 dhe 2009. Për të,mund të ketë qenë "një bombë në një kuti vere" e marrë si dhuratë nga pasagjerët që rrëzoi avionin.

Tradhtia

Sakaq, siç shkruan media italiane “Il Giornale”, Prigozhin u tradhtua nga Artem Stepanov, piloti i tij personal dhe ish-aksionari i Mnt-Aero, kompania ajrore që zotëron avionin që u rrëzua të mërkurën në rajonin Tver. I arratisur në Kamchatka para rrëzimit të avionit, burri dyshohet se kërkohet nga policia. Nuk ka asnjë lajm edhe për dy pronarët e tjerë të MNT-Aero, Olga Gubareva dhe Kirill Shcherbakov. Ukraina ka specifikuar se nuk ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur . "Vetëm propaganda ruse mund të hipotezojë mundësinë që një incident i rastësishëm mund të ndodhë në këtë rast. Është e qartë se ky është një akt i qëllimshëm terrorist", tha Andriy Yusov, i inteligjencës ushtarake ukrainase.

Ringjallja

Duhet të merret parasysh edhe dëshmia e familjarëve të njërës prej viktimave, përkatësisht stjuardesa Kristina Raspopova, që ndodhej në bord. Pak para nisjes, ajo dyshohet se u ankua te të afërmit për vonesa për shkak të riparimeve të paspecifikuara të konsideruara "të pazakonta”. Sakaq, kujtojmë se 4 vite më parë, Prigozhin u shpall i vdekur pas një përplasjeje të një avioni, por që u shfaq vetëm 3 ditë më vonë. Kjo ka ngritur mjaft dyshime, si në Rusi ashtu edhe në mbarë botën, nëse kryekasapi i Wagnerit mund të “ringjallet sërish edhe një herë tjetër nga të vdekurit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat