Prigozhin gjithashtu “vdiq” në vitin 2019 nga rrëzimi i aeroplanit, por ja çfarë kishte ndodhur dy ditë më vonë

Evropë

Prigozhin gjithashtu “vdiq” në vitin 2019 nga rrëzimi i aeroplanit, por ja çfarë kishte ndodhur dy ditë më vonë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 12:27
Yevgeny Prigozhin

Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin u shpall i vdekur pas një aksidenti me aeroplan të mërkurën.

Por kjo nuk është hera e parë që Prigozhin u mendua të ketë vdekur në një aksident aeroplani.

Gazeta ruse e lajmeve Readovka raportoi në tetor të vitit 2019 se Prigozhin kishte vdekur pasi aeroplani i tij u rrëzua në Republikën Demokratike të Kongos, duke cituar burime të lidhura me grupin e tij mercenar Wagner.

Por, asokohe agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti raportoi dy ditë më vonë se ai nuk kishte vdekur, por kishte qenë i zënë dhe ishte i befasuar nga raportimi.

Agjencia vuri në dukje se disa media dhe blogerë e kishin raportuar lajmin.

Rasti ka paralele të çuditshme, ku gjatë kësaj jave u raportua për vdekjen e mundshme të Prigozhin kur një aeroplan privat ku u raportua se ishte edhe ai në bord u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë jashtë Moskës.

Vdekja e tij e supozuar vjen dy muaj pasi ai nisi një kryengritje kundër udhëheqjes ushtarake ruse, dhe ishte nisur drejt Moskës, por rebelimi u ndalua pas një arritje marrëveshjeje ku ndërmjetësoi presidenti bjellorus Alexandar Lukashenko.

Megjithatë, duket se ka prova më shumë kësaj here në krahasim me rastin e vitit 2019: agjencia e aviacionit civil e Moskës tha se Prigozhin ishte në bord, një kanal në Telegram i lidhur me grupin njoftoi vdekjen e tij dhe trupi i tij thuhet se u identifikua në një morg.

Megjithatë, disa ende janë skeptikë për lajmin e vdekjes së tij dhe po presin për më shumë prova.

Vendet perëndimore thonë se ende nuk ka prova të mjaftueshme që ai ka vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat