Reagimi i çuditshëm i ministrit rus të Mbrojtjes kur pyetet se a do ta fitojnë luftën në Ukrainë – pamjet bëhen virale

Evropë

Reagimi i çuditshëm i ministrit rus të Mbrojtjes kur pyetet se a do ta fitojnë luftën në Ukrainë – pamjet bëhen virale

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 09:47
Sergei Shoigu

Gazetari i televizionit shtetëror rus Rusia 1, ka arritur ta pyet ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu nëse do ta fitojnë luftën në Ukrainë.

Mjaftoi kjo pyetje që ta vë në siklet të parin e ushtrisë, i cili nuk diti se çfarë të bëjë vetëm se të hap duart dhe të thotë “nuk kemi zgjidhje tjetër”.

Mjaftoi kjo përgjigje që videoja në platformën X (dikur Twitter) të shpërndahet në masë të madhe dhe të bëhet objekt tallje.

Madje edhe këshilltari i ministrit të Brendshëm ukrainas, Anton Gerashchenko e postoi në profilin e tij momentin e sikletshëm, kur Shoigu hap duart por jo edhe kur thotë se “nuk kanë zgjidhje tjetër”.

Kjo është një dëshmi tjetër se Rusisë nuk i ka dalë plani siç e kishte menduar – se do të arrijë ta pushtojë Ukrainën për pak ditë.

Përkundrazi, ukrainasit kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse si në makineri luftarake ashtu dhe në personel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat