U bë “kryefjalë” e mediave të huaja për vallëzimin me Putinin, ja çfarë ndodhi me mikeshën e ngushtë

Evropë

U bë “kryefjalë” e mediave të huaja për vallëzimin me Putinin, ja çfarë ndodhi me mikeshën e ngushtë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 07:37
Karin Kneisl- Putin

Ish-shefja e punëve të jashtme të Austrisë u zhvendos në Rusi bashkë me ponit e saj, raportoi së fundmi “The Guardian”.

Karin Kneisl thuhet se do të drejtojë një qendër kërkimore në Rusi që e themeloi në bashkëpunim me Universitetin e Shën Petersburgut. Ish-ministrja e Jashtme austriake Karin Kneissl, e cila u bë “kryefjalë e mediave” në vitin 2018 për kërcimin me presidentin rus Vladimir Putin në dasmën e saj, është zhvendosur në Shën Petersburg, së bashku me kuajt e vegjël, që u transportuan nga avioni ushtarak rus.

Në vitin 2018, Karin Kneissl, në atë kohë ministre e Jashtme e Austrisë, bëri bujë kur ftoi Putinin në dasmën e saj. Ajo u kritikua tej mase vetëm disa muaj pasi disa vende të BE-së, me përjashtim të Austrisë, dëbuan dhjetëra diplomatë rusë në përgjigje të sulmit ndaj Sergei Skripal. 58-vjeçari u largua nga qeveria vitin e ardhshëm.

Një figurë shumë e diskutueshme në vendin e saj, Kneissle u transferua në Francë në shtator 2020 dhe u bë kolumniste për “Russia Today”. Në një postim në Telegram të mërkurën, ajo shprehu shqetësimin që lëvizja e saj kishte marrë konotacione politike. Javën e kaluar, dy nga poniet e saj u çuan në Shën Petersburg me një aeroplan ushtarak nga baza ajrore ruse në Khmeimim, Siri, sipas një raporti nga uebfaqja investigative ruse Insider.

Në qershor, Kneisl hapi Qendrën Gorky, një institut në Universitetin e Shën Petersburgut që funksionon nën udhëheqjen e saj. Qendra u krijua për të "ndihmuar në përcaktimin e politikës për Federatën Ruse" me fokus në Lindjen e Mesme. Dy vjet më parë, Kneislova iu bashkua bordit të drejtorëve të gjigantit rus të naftës Rosneft. Ajo dha dorëheqjen në maj të vitit 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat