Kriza e emigracionit, Franca: Nuk do të pranojmë azilkërkuesit që mbërrijnë në Lampedusa

Evropë

Kriza e emigracionit, Franca: Nuk do të pranojmë azilkërkuesit që mbërrijnë në Lampedusa

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Franca nuk do të mirëpresë azilkërkuesit që kanë mbërritur ditët e fundit në ishullin italian të Lampedusa, tha sot Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin.

“Jo, Franca nuk do ta bëjë këtë, Franca dëshiron të ndihmojë Italinë të kontrollojë kufijtë e saj për të ndaluar njerëzit të vijnë,” tha Darmanen përpara vizitës së tij në Romë më vonë sot.

Më herët gjatë ditës së sotme, Darmanen kishte njoftuar se do të vizitojë Romën pasdite me kërkesë të presidentit francez Emmanuel Macron për të diskutuar për bashkëpunimin europian në lidhje me emigrantët që mbërrijnë në Lampeduza.

“Ajo që duam t’u themi miqve tanë italianë, të cilët besoj se janë plotësisht dakord, është se ne duhet të mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së dhe, mbi të gjitha, të përpunojmë menjëherë kërkesat për azil,” tha Darmanen.

“Kur ata nuk kanë të drejtë për azil, njerëzit duhet të kthehen në vendin e tyre,” shtoi ai.

Ministri francez do të takohet me homologun e tij italian Matteo Piandedosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat