Përplasen dy anije mallrash në Stamboll, nuk raportohet për të lënduar

Evropë

Përplasen dy anije mallrash në Stamboll, nuk raportohet për të lënduar

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Dy anije mallrash janë përplasur me njëra-tjetrën në brigjet e Ahırkapit në Stamboll, të Turqisë, shkruajnë mediat e huaja.

Drejtoria e Përgjithshme e Rojës Bregdetare përmendi se anija e mallrave që lundronte nga Federata Ruse dhe anija me kontejnerë u përplasën në brigjet e Stambollit dhe fatmirësisht nuk u raportua për asnjë të lënduar.

Pas një kontrolli të plotë të kryer nga ekipi i shpëtimit të shpejtë KEGM-4, nuk u raportuan as dëme materiale.

Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e anijeve të përfshira në incident dhe zonën përreth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat