UNESCO konfirmon dëmtimin e 290 objekteve kulturore në Ukrainë

Evropë

UNESCO konfirmon dëmtimin e 290 objekteve kulturore në Ukrainë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 06:02
Ukrainë

UNESCO verifikoi 290 dëmtime në objekte të ndryshme kulturore në Ukrainë.

“Siç e dini, UNESCO ka një platformë që monitoron dëmet.

Kemi arritur të verifikojmë 290 dëmtime në objekte të ndryshme në të gjithë vendin, por kjo nuk është një listë shteruese,  shumë raste të tjera nuk janë dokumentuar”, tha përfaqësuesja e UNESCO-s në Ukrainë, Chiara Bardeschi gjatë forumit kushtuar trashëgimisë kulturore të Ukrainës.

Siç theksoi Bardeschi, qasja në kulturë është një e drejtë që i takon të gjithëve dhe imponon detyrimin për t’ua përcjellë brezave të ardhshëm, sepse pasuritë kulturore mund të zhduken.

Në këtë kontekst, përfaqësuesi i UNESCO-s në Ukrainë theksoi se kultura është viktimë e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat