Rusia merr goditjen e rëndë nga Letonia, mijëra rusë po dëbohen ditë pas dite nga vendi

Evropë

Rusia merr goditjen e rëndë nga Letonia, mijëra rusë po dëbohen ditë pas dite nga vendi

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Së fundmi, Zyra e Letonisë për Çështjet e Shtetësisë dhe Migracionit ka njoftuar se do t'u dërgojë ftesa rreth 3,600 shtetasve rusë për t'u larguar nga vendi. Arsyeja e këtij vendimi nuk gjendet në debatet e shkaktuara nga konflikti ruso-ukrainas që kanë ndarë Perëndimin nga Rusia e Putinit, por në politikat e brendshme për çështjen e emigracionit dhe për bashkëjetesën mes kulturës ruse dhe letonishtes.

Autoritetet letoneze kishin deklaruar, disa muaj më parë, se banorët me kombësi ruse që posedonin një leje qëndrimi të përhershme, duhej të kalonin ose të paktën të kërkonin të bënin një test gjuhësor që synonte të verifikonte zotërimin dhe njohuritë e tyre të gjuhës, nëse ata donin të vazhdonin të ishin në Letoni. 3600 personat e prekur nga masa, sipas qeverisë letoneze, nuk e kaluan provimin ose nuk aplikuan as për të hyrë në të.

Testi i vendosur nga qeveria nuk kërkonte një nivel shumë të lartë të zotërimit të gjuhës, por ishte i mjaftueshëm për të marrë një A2, për të demonstruar se dikush dinte të ndërvepronte me banorët vendas dhe dinte të përballonte situatat e jetës së përditshme. Rusët përbëjnë 28.3% të popullsisë letoneze dhe janë grupi etnik më i madh pas vendasve, para bjellorusëve (3.7%) dhe ukrainasve (2.5%).

Shumica e rusëve banojnë në zonat urbane dhe gjatë pushtimit sovjetik të vendit baltik, komuniteti rus u rrit nga 8.8% në 34.05% në 1989; që nga 1991, që është edhe viti i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, gradualisht ka rënë në 25.2% vitet e fundit. Pas rifitimit të pavarësisë, republika e ringjallur e Balltikut nuk dha automatikisht shtetësinë qytetarëve rusishtfolës që kishin paraardhës të ardhur në vend pas qershorit 1940.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat