NATO vendos avionë vëzhgimi në Lituani për të ‘monitoruar aktivitetet ushtarake ruse’

Evropë

NATO vendos avionë vëzhgimi në Lituani për të ‘monitoruar aktivitetet ushtarake ruse’

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 06:09
NATO

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka “rritur fokusin tonë në mjedisin e sigurisë në rajonin e Detit Baltik”, tha zëdhënësi në detyrë i NATO-s, Dylan White.

“AWACS-ët tanë mund të zbulojnë avionë dhe raketa qindra kilometra larg, duke i bërë ato një aftësi kyçe të paralajmërimit të hershëm për NATO-n. Falenderoj Lituaninë për pritjen e avionit. Ky është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë tonë të përbashkët,” shtoi ai.

Në njoftimin për shtyp thuhet se NATO, në përgjigje të luftës, ka rritur praninë e saj ajrore në pjesën lindore të aleancës duke përdorur avionë luftarakë, aeroplanë vëzhgimi dhe cisterna.

Që nga shkurti i vitit 2022, kur filloi “operacioni ushtarak special”, AWACS ka kryer qindra fluturime mbi Evropën Lindore për të monitoruar avionët luftarakë rusë, tha aleanca.

AWACS do të nisë fluturimet e tyre të zbulimit mbi territorin e aleancës në ditët në vijim dhe misioni është planifikuar të zgjasë disa javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat