Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ndau imazhe të operacionit ajror në veri të Irakut

Evropë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ndau imazhe të operacionit ajror në veri të Irakut

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 18:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Turqia ka nisur një operacion ushtarak ndaj caqeve të organizatës PKK në Siri dhe Irak.

Organizata, e cila konsiderohet terroriste nga SHBA-ja, BE-ja dhe Turqia, ka marrë përsipër sulmin me bombë në Ankara, disa orë përpara se parlamenti të niste sesionin vjeshtor të punimeve pas një pushimi veror tre-mujor.

Pamjet e operacionit ajror u shpërndanë në platformën X (ish-twitter), raporton aa.

Raportohet se u shkatërruan 16 objektiva që i përkisnin organizatës PKK në rajonet Metina, Gara, Hakurk, Kandil dhe Asos të Irakut verior.

“Kjo është mënyra se si Forcat tona Ajrore shkatërruan objektivat terroriste në Irakun verior”, shkruan në njoftim.

Ndryshe, të dielën, dy oficerë policie u plagosën gjatë sulmit vetëvrasës me bombë në kryeqytetin e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat