Brukseli sulmohet nga pjesëtari i ISIS-it, vret dy persona, publikohen pamjet e rënda

Evropë

Brukseli sulmohet nga pjesëtari i ISIS-it, vret dy persona, publikohen pamjet e rënda

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 21:31 Përditësuar në ora: 21:58 më 16.10.2023
Policia belge e rrethon zonën ku ndodhi incidenti me të shtëna në qendër të Brukselit, të hënën më 16 tetor 2023.

Bruksel: Pjesëtari i ISIS-it vret dy persona

Brukseli është bllokuar pasi një person i armatosur që pretendonte se ishte anëtar i ISIS hapi zjarr ndaj një grupi tifozësh suedezë të futbollit - duke vrarë dy persona.

Pamjet tronditëse të marra nga kalimtarët tregojnë një burrë që qëllon disa herë duke përdorur një armë të madhe ndërsa bërtiste në arabisht, ndërsa anëtarët e publikut vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre.

Sulmuesi i supozuar përdori emrin 'Slayem Slouma' për t'u mburrur për dy vrasjet në Facebook, duke shtuar se ai kërkoi të hakmerrej për vrasjen e një djali gjashtëvjeçar amerikano-palestinez.

Duke folur në arabisht, ai festoi masakrën dhe tha se i kreu ato në emër të ISIS.

Policia konfirmoi se burri në video - i veshur me një xhaketë portokalli, shall të zi, kapele të verdhë bejsbolli dhe mjekër të zezë të rëndë - ishte ai që po kërkonin në lidhje me sulmin.

Kombëtarja suedeze e futbollit ishte planifikuar të luante me Belgjikën tre milje larg në stadiumin Heysel më vonë në mbrëmje.

Dy viktimat ishin me fanellat e Suedisë, autori dyshohet se është nga Tunizia

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qendrën e Brukselit, ku një burrë hapi zjarr ndaj kalimtarëve.

Policia belge bën me dije se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akber” gjatë të shtënave, nga të cilat dy persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën.

Në pamjet e marra nga një banor i zonës, një burrë me një xhaketë portokalli fluoreshente dhe një kapele të bardhë, me një kallashnikov në dorë, shihet duke hipur në një motoçikletë dhe duke ikur, përpara se të godiste dy persona në një taksi.

Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d'Ypres të Brukselit dhe viktimat mësohet se janë dy shtetas suedezë që kishin të veshur fanellën e kombëtares së tyre të futbollit.

Ndërsa dyshohet se autori është një shtetas afrikano verior, nga Tunizia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat