Franca në panik: Alarme për bomba, evakuohen katër aeroporte

Evropë

Franca në panik: Alarme për bomba, evakuohen katër aeroporte

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Aeroporti i Llille-it në veri të Francës është duke u evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, njoftoi ky aeroport të mërkurën në rrjetin X.

Ekipet shtetërore të sigurisë janë në vendin e ngjarjes”- thuhet në njoftim, raporton agjencia “Reuters”.

Sipas televizionit BFM TV, që citoi burime të policisë, të mërkurën pati evakuime edhe në aeroportet në Tolouse, Nice dhe Lyon për shkak të alarmeve të sigurisë.

Franca është në nivelin më të lartë të vigjilencës pas vrasjes së një mësuesi më 13 tetor. Dyshohet se sulmi ishte me motive islamike.

Të martën, Pallai i Versajës, njëra nga qendrat kryesore turistike të Francës, u mbyll për disa orë për shkak të alarmit të dytë të sigurisë brenda katër ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat