Borrell: Dënojmë të gjitha sulmet kundër civilëve

Evropë

Borrell: Dënojmë të gjitha sulmet kundër civilëve

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 18:24
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borrell, përmes një postimi në platformën X, tha se BE dënon të gjitha sulmet kundër civilëve.

“Ne dënojmë të gjitha sulmet kundër civilëve, duke përfshirë sulmet e vazhdueshme me raketa kundër Izraelit, dhe bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë pengjeve”, tha Borrell.

Ai thekson se Gaza është në errësirë ​​dhe izolim të plotë ndërsa bombardimet po vazhdojnë.

“Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) paralajmëron për situatën e dëshpëruar të banorëve të Gazës pa energji elektrike, ushqim dhe ujë. Shumë civilë, përfshirë fëmijë, janë vrarë. Kjo është kundër të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare”, shton ai dhe thekson se “duhet urgjentisht një ndërprerje e armiqësive për të lejuar aksesin humanitar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat