Vuçiq konfirmon se marrëdhëniet serbo-ruse po intensifikohen me sukses

Evropë

Vuçiq konfirmon se marrëdhëniet serbo-ruse po intensifikohen me sukses

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 12:41
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bisedën e tij me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Harchenko

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bisedën e tij me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Harchenko, theksoi se kur është fjala për Kosovën, Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Vuçiqit.

Vuçiq ka ripërsëritur se çdo njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës nuk është e pranueshme për Serbinë, sepse ajo është e vendosur fort në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se është e një rëndësie thelbësore që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të cilin Prishtina me këmbëngulje i shmanget. Presidenti Vuçiq falënderoi Federatën Ruse për mbështetjen e vazhdueshme që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë, si në Kombet e Bashkuara ashtu edhe në forumet e tjera ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Vuçiq dhe ambasadorja Bocan-Harchenko theksuan se marrëdhëniet serbo-ruse po rriten e zhvillohen me sukses, me shpresën se bashkëpunimi gjithëpërfshirës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat