Moti i keq në Itali, 3 viktima dhe 6 të humbur në Toskana, pezullohet mësimi

Evropë

Moti i keq në Itali, 3 viktima dhe 6 të humbur në Toskana, pezullohet mësimi

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 09:15
Itali

Moti i keq ka përfshirë pjesën më të madhe të Italisë. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje, teksa në Toskana, zona më e prekur nga moti i keq, raportohet për tre viktima dhe gjashtë të humbur.

Aktualisht rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po mban kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet dhe është e nevojshme ndihmë tjetër.

Lumenjtë po arrijnë në kuota maksimale dhe shumë shpejt dalja e tyre do ta përkeqësojë më tej situatën pasi reshjet pritet të vijojnë me intensitet të lartë dhe në orët në vijim.

Autoritetet kanë pezulluar procesin mësimor në shumë shkolla, teksa problematika të mëdha janë hasur dhe në qarkullimin e mjeteve dhe atë hekurudhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat