16 të vdekur nga moti i keq/ Alarm i kuq në Itali, probleme në vendet e Ballkanit

Evropë

16 të vdekur nga moti i keq/ Alarm i kuq në Itali, probleme në vendet e Ballkanit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

Bilanci i viktimave të stuhisë “Ciaran” në Evropë u ngjit në 16 të vdekur mbrëmjen e së premtes. Në Itali, rajoni i Venetos shpalli alarmin e kuq, pasi niveli i ujit u rrit më tej.

Më herët, qeveria italiane kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 5 provinca të Toskanës, ku kanë humbur jetën 6 persona.

Situata konsiderohet e paprecedent dhe të paktën 200 persona janë evakuuar. Në disa zona, sasia mujore e reshjeve ra në vetëm 3 orë.

Në Francë, ishulli i Korsikës regjistroi erëra të forta që frynin deri në 140 km/orë, me stuhinë që ka lënë pas shkatërrim, pemë të rrëzuara dhe rrugë të përmbytura.

Në Ballkan, shtete si Kroacia, Bsonja, Mali i Zi dhe Sllovenia përjetuan gjithashtu motin e keq, që çrrënjosi pemë dhe shkatërroi çatitë e shtëpive.

Sipas meteorologëve spanjollë, një stuhi e re, e quajtur “Domingos” pritet të godasë Evropën jug-perëndimore këtë fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat