​Papa Françesku: Nuk jam mirë me shëndet

Evropë

​Papa Françesku: Nuk jam mirë me shëndet

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:21
Papa Françesku

Papa Françesku tha të hënën se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mirëmëngjesi, ju përshëndes të gjithëve dhe ju mirëpres, faleminderit për këtë vizitë që më pëlqen shumë, por nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë preferoj të mos e lexoj fjalimin”, tha Papa gjatë audiencës së parë të transmetuar në sallën e shtypit të Vatikanit.

Papa thuhet se i tha këto fjalë me një zë shumë të lodhur dhe nuk vazhdoi më.

Ai ka një agjendë të plotë të takimeve private dhe audiencave publike të hënën, duke përfshirë një takim me fëmijë nga e gjithë bota pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat