​Tre të vdekur nga zjarri në një ndërtesë banimi pranë Parisit

Evropë

​Tre të vdekur nga zjarri në një ndërtesë banimi pranë Parisit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Tre persona vdiqën në një zjarr që shpërtheu të shtunën mbrëma në një ndërtesë apartamentesh në Stains, një periferi veriore e Parisit, dhe tetë u plagosën, përfshirë një gjashtë vjeçar, thanë autoritetet lokale.

Policia njoftoi se zjarri ka rënë në katin përdhes të një pallati trekatësh rreth orës 02:00 të mëngjesit. Ndërtesa ndodhet pranë bashkisë së Stains, një qytet me 39.000 banorë, pesëmbëdhjetë kilometra larg Parisit.

Nga mesi i mëngjesit, zjarri është shuar dhe gjurmët e zjarrit janë të dukshme në fasadën e ndërtesës. Kryebashkiaku i Stains, Azzedine Taïbi, tha se një 65-vjeçare banore e katit të tretë, motra e saj dhe shoqja e tyre, të cilët kishin fjetur atje pas një mbledhjeje familjare, vdiqën si pasojë e zjarrit.

Nga tetë të plagosurit, tre janë në gjendje të rëndë, duke përfshirë një gjashtëvjeçar, tha Taibi.

Kryebashkiaku tha se më 27 shtator ka lëshuar një paralajmërim për rrezikun e banimit në një pallat të pa mirëmbajtur ku banonin rreth pesëmbëdhjetë persona. Disa apartamente ishin bosh.

“Ne nuk kishim ndërmend ta prishnim ndërtesën, por duhej të bëheshin punime dhe riparime të shumta në të”, tha ai, duke shtuar se plani i mëparshëm parashikonte zhvendosjen e qiramarrësve të mërkurën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat