Kritikoi paraqitjen e tenistëve serbë me këngë nacionaliste, analisti malazez merr mijëra kërcënime

Evropë

Kritikoi paraqitjen e tenistëve serbë me këngë nacionaliste, analisti malazez merr mijëra kërcënime

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 15:07
Ljubomir Filipoviq

Analisti politik malazez dhe kolumnisti i mediumit CdM, Ljubomir Filipoviq, ka marrë mbi një mijë kërcënime dhe ofendime në 24 orët e fundit.

Kërcënimet më brutale që janë dërguar janë: “Nëse të takoj ndonjëherë, do të ta hedh kokën”, “Më mirë të mos dilni nga shtëpia”, “Do të të godas në kokë me tullë dhe me grushte, edhe sikur të jetë gjëja e fundit në jetë”, shkruan CdM.

Një breshëri kërcënimesh dhe ofendimesh pasoi pasi ai kritikoi ashpër daljen e ekipit serb të tenisit në fushë gjatë kupës Davis me këngën nacionaliste “Veseli se srpski rode”.

Filipoviq tha për CdM se do ta raportojë rastin në polici, por se dyshon në reagimin e autoriteteve.

“Deri më tani kam bërë disa herë denoncime në polici për kërcënime, por nuk ka pasur ndonjë rezultat serioz. Policia po e bën punën e vet, por prokuroria jo”, tha Filipoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat