Rusia fut në listën e të kërkuarve zëdhënësin e kompanisë Meta

Evropë

Rusia fut në listën e të kërkuarve zëdhënësin e kompanisë Meta

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 00:17
Andy Stone

Rusia ka futur në listën e persona të kërkuar, zëdhënësin e kompanisë Meta, Andy Stone, lidhur me akuza që nuk janë bërë të ditura, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Sipas agjencisë Ministria e Brendshme ruse ka hapur një hetim penal kundër zotit Stone, por nuk i ka zbardhur detajet e hetimit apo akuzat.

Menjëherë pas sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, Moska ndaloi operimin e të dyja platformave kryesore sociale të Metës, Facebook-un dhe Instagram-in.

Në mars të vitit 2022, Komiteti Hetues rus tha se kishte hapur hetim penal rreth atyre që i cilësoi “veprimeve të paligjshme të punonjësve të Metës”, duke përmendur zotin Stone. Sipas komitetit zoti Stone “kishte hequr nga platforma një ndalim mbi thirrjet për dhunë ndaj ushtrisë ruse”, çka përbënte një aktivitet ekstremist sipas tij.

Zyra e shtypit e kompanisë Meta nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të agjencisë Reuters për komente lidhur me këtë çështje./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat