Praga përgatitet për festat e fundvitit, pema e stolisur emocionon qytetarët

Evropë

Praga përgatitet për festat e fundvitit, pema e stolisur emocionon qytetarët

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Muaji dhjetor është muaji i festave. Ky muaj sjell energji pozitive jo vetëm tek vogëlushët, por dhe tek të rriturit. Edhe qyteti i Pragës në Çeki është  zbukuruar për të mirëpritur festat e fundvitit.

Qytetarët u mblodhën në sheshin e  vjetër të qytetit për të parë pemën e Krishtlindjes duke u ndezur dhe për të shijuar atmosferën festive mes dekorimeve të shumta.

Studentja Olena Dobrovolska tha se ishte e emocionuar për festat pasi do të kalojë më shumë kohë me të dashurit e saj.

“Po i pres me padurim Krishtlindjet,  pasi do të takoj familjen time. Mezi pres e pres pemën e Vitit të Ri. Këto janë gjërat që pëlqej më shumë.”

Sa i përket dekorimeve në pemën e gjatë më shumë se 20 metra, një  qytetare tjetër thotë se janë pak të ekzagjeruara për një pemë të këtyre përmasave.

 “Dekori është pak i madh, por i përshtaten pemës”.

Pema e stolisur pritet të qëndrojë kështu gjatë gjithë muajit festiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat