5 persona humbin jetën nga rrëzimi i ashensorit në një kantier ndërtimi në Suedi

Evropë

5 persona humbin jetën nga rrëzimi i ashensorit në një kantier ndërtimi në Suedi

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 09:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë persona vdiqën në një aksident me ashensor të hënën në një kantier ndërtimi në periferi të Stokholmit.

Prokurorët po hetojnë incidentin, tha të martën Autoriteti i Prokurorisë suedeze.

“Klasifikimi i krimit në hetimin paraprak në vazhdim është krimi i mjedisit të punës duke përfshirë shkaktimin e vdekjes”, tha agjencia në një deklaratë, shkruan Reuters.

Ai tha se puna për identifikimin e të gjithë të vdekurve ishte ende duke u zhvilluar, si dhe hetimi teknik i vendit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat