Gjendet i gjallë në Francë djaloshi i cili u rrëmbye në Spanjë gjashtë vjet më parë

Evropë

Gjendet i gjallë në Francë djaloshi i cili u rrëmbye në Spanjë gjashtë vjet më parë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 19:24
Alex Batty, foto Daily Mail.

Një djalë britanik, i cili nuk është parë qëkur nëna dhe gjyshi i tij dyshohet se e rrëmbyen atë në Spanjë gjashtë vjet më parë, është gjetur i gjallë dhe mirë në Francë, kështu kanë bërë të ditur këtë të enjte prokurorët.

Alex Batty, nga Oldham, Lancashire, ishte vetëm 11 vjeç kur nuk u kthye nga pushimet me nënën e tij Melanie, atëherë 37 vjeç dhe gjyshin David, atëherë 58 vjeç, në 2017.

Gjyshja dhe kujdestari zyrtar i Alex, Susan Caruana, ka thënë në vitin 2018 se ajo besonte se vajza e saj dhe ish-bashkëshorti e kishin çuar atë jashtë vendit për të jetuar një “mënyrë jetese alternative”, raporton Daily Mail.

Ajo në atë kohë ka thënë “Ata nuk donin që [Alex] të shkonte në shkollë, ata nuk besojnë në shkollën e zakonshme.”

Policia franceze ka konfirmuar se personi i gjetur është Alex Batty, ndërsa Policia e Mançesterit tha se ata “po flisnin me familjen e tij në Angli”.

Dhe tani, gjashtë vjet pas zhdukjes së tij, prokurorët thonë se Alex është gjetur i gjallë dhe shëndoshë e mirë pranë Toulouse, Francë, pasi iku nga një “komunitet shpirtëror” i vendosur në ultësirat e Pirenejve Francezë.

Hetuesit besojnë se Alex u arratis nga komuniteti rural dhe kaloi ditë duke ecur nëpër male përpara se të kapej nga një kamionist që e çoi në një stacion policie në Revel pranë Toulouse në jug të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat