Pamje të rralla dhe unike të një beteje mes ukrainasve dhe rusëve

Evropë

Pamje të rralla dhe unike të një beteje mes ukrainasve dhe rusëve

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 16:34
Pamje

Forcat ukrainase me sukses po e përballojnë ushtrinë pushtuese ruse.

Dëshmi se trupat ukrainase nuk janë dorëzuar dhe me sukses po ballafaqohen me forcat e Vladimir Putinit janë videot e shumta që po publikohen në rrjetet sociale.

Një e tillë është edhe ballafaqimi në një distancë të afërt mes një transportuesi të blinduar të personelit (APC) të Ukrainës dhe atij të Rusisë.

M2 Bradley APCi ukrainasve lokalizojnë dhe sulmojnë një APC rus në një terren mjaft të vështirë.

Pasi tentoi të kthehej dhe të tërhiqej, APC rus shkatërrohet pasi u qëllua disa herë prej ushtrisë çlirimtare ukrainase. Ajo gjithashtu u godit edhe me municione thërrmuese.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat