​Zgjedhjet në Serbi, Europe elects: Mediat vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria

Evropë

​Zgjedhjet në Serbi, Europe elects: Mediat vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:06
Foto ilustrim

“Europe elects”, që bën mbledhjen e sondazheve dhe analizave të zgjedhjeve në Evropë, ka konkluduar se sot edhe në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, mediat vazhdojnë të dominohen nga qeveria.

Europe elects ka përmendur raportin e qeverisë me përfaqësuesi e opozitës sipas televizionit kombëtar serb.

“Serbi, zgjedhjet e parlamentit kombëtar sot: mediat vazhdojnë të dominohen nga qeveria.

Në gjysmën e parë të fushatës zgjedhore, raporti i qeverisë me përfaqësuesit e opozitës në televizionin kombëtar ishte 81% me 19%. #Serbia”, thuhet në postimin e Europe elects në rrjetin social X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat