A po rrëshqet Serbia drejt një lufte civile?

Evropë

A po rrëshqet Serbia drejt një lufte civile?

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:39
Pamje nga protestat

Rriten tensionet në Serbi pas zgjedhjeve të së dielës. Opozita ka mbushur sheshet dhe ka nisur grevë urie, duke pretenduar se zgjedhjet u vodhën. Ata kërkojnë përsëritje të procesit, gjë që nuk pajtohet nga partia në pushtet e Aleksandër Vuçiç.

Por këmbëngulja e opozitës dhe vendosmëria e Vuçiçit kanë shtuar zërat se situata mund të eskalojë. E para që dha sinjalet ishte kryeministrja Ana Brnabiç. Në një media ruse, ajo tha se “opozita në Serbi po përgatit terrenin për të ardhur në pushtet me revolucion, por që nuk do të ndodhë".

Ndërkohë ai që i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit ishte Aleksandar Shapic, kandidati i partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç për bashkinë e Beogradit. Ai deklaroi se Serbia është në prag të luftës civile.

Pohimi tronditës i tij erdhi pas njoftimeve të opozitës pro-europiane serbe se do të bllokojnë punën e institucioneve në ditët në vijim.

“Ajo çfarë po bëjnë ata është prelud i një lufte civile. Për këtë arsye, i kërkoj të mos e bëjnë, sepse neve lufta civile na shkatërroi. Nuk ka ende pajtim. Kjo nuk duhet të ndodhë më. Është nxitje për konflikt civil dhe ne nuk duhet ta lejojmë”, u shpreh ai.

Ai bëri thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç të marrin masa, pasi sipas tij, ka ardhur koha që të vendosen rregulla të qarta sjelljeje, pasi duhet të shpëtohet vendi.

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të së dielës. Ai pretendon se më shumë se 40.000 persona pa vendbanim të ligjshëm në Beograd u sollën për të mbështetur listën e Partisë Përparitare Serbe (SNS).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat