​BE mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndihmën ndaj Gazës

Evropë

​BE mirëpret rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndihmën ndaj Gazës

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian përshëndeti një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten që kërkonte më shumë ndihmë dhe qasje më të mirë në Rripin e Gazës.

“Unë mirëpres rezolutën e KS të OKB-së që bën thirrje për shpërndarje të shpejtë, të sigurt dhe të shkallëzuar të ndihmës për popullin e Gazës dhe hedh bazat për një ndërprerje të armiqësive”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në rrjetin social X.

Komisioni po punon me partnerët në rajon dhe më gjerë “për të adresuar urgjencën humanitare dhe për t'u përgatitur për të nesërmen, tashmë sot”, tha ajo.

Shefi i Politikës së Jashtme të bllokut Josep Borrell tha se ai përgëzoi përpjekjet e OKB-së për rezolutën dhe u bëri thirrje palëve të respektojnë detyrimet e tyre ligjore dhe të sigurojnë zbatimin.

"Miratimi i rezolutës KS të OKB-së për rritjen e ndihmës humanitare në Gaza është thelbësore para së gjithash për civilët në terren", shkroi ai në X.

Borrell tha se ka biseduar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për ta siguruar atë për "mbështetjen e palëkundur" të BE-së për rolin e OKB-së në ofrimin e ndihmës për civilët në Gaza.

"Unë mirëpres theksin mbi nevojën për të respektuar IHL (të drejtën ndërkombëtare humanitare) dhe lëvizjen drejt një ndërprerjeje të qëndrueshme të armiqësive", shtoi ai.

Pas vonesave këtë javë, 13 vende anëtare të KS votuan pro rezolutës, ndërsa SHBA dhe Rusia abstenuan.

Që nga 7 tetori, ushtria izraelite ka zhvilluar një luftë shkatërruese në Gaza, duke rezultuar në 20,057 të vdekur dhe 53.320 të plagosur, shumica prej tyre fëmijë dhe gra. Sipas burimeve palestineze dhe ndërkombëtare, ajo ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe një katastrofë humanitare të paprecedentë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat