Ministri i Jashtëm i Polonisë: Perëndimi duhet të riarmatoset përballë kërcënimit rus

Evropë

Ministri i Jashtëm i Polonisë: Perëndimi duhet të riarmatoset përballë kërcënimit rus

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 21:24
Radoslaw Sikorsk

Ministri i ri i Jashtëm i Polonisë u ka bërë thirrje vendeve europiane që të përgatiten për plane afatgjata të prodhimit ushtarak. Këto deklarata, Radoslaw Sikorsk i ka bërë pas kthimit nga vizita e tij në Ukrainë.

“Luftërat nuk vendosen nga angazhimet taktike, por nga kapacitetet industrial dhe ne jemi prapa kurbës. Si Perëndim ne jemi 20 herë më të pasur se Rusia, por nëse Rusia vendos ekonominë e saj në një bazë luftë dhe ne në paqe, atëherë mund të na tejkalojnë dhe të përballemi me të papritura. Qeveritë duhet të ofrojnë kontrata afatgjata për kompanitë e armëve ose të financojmë vetë prodhimin”, ka thënë ai.

Sikorski, i cili mori detyrën si ministër i Jashtëm këtë muaj, takoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten në Kiev.

Ai u takua gjithashtu me kryeministrin Denys Shmyhal dhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të vendit.

Polonia ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës që nga pushtimi i plotë i Rusisë shkurtin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat