I kushtoi jetën ribashkimit të vendit, vdes ish-ministri i Gjermanisë

Evropë

I kushtoi jetën ribashkimit të vendit, vdes ish-ministri i Gjermanisë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 10:48
Wolfgang Schäuble

Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble.

Sipas mediave të huaja, lajmin për vdekjen e tij se ka bërë të ditur familja e tij përmes një njoftimi, ku thuhet se politikani 81-vjeçar ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij mbrëmjen e së martës.

Schäuble, i cili ishte deputet i Bundestagut për 50 vite, la pas gruan e tij 80-vjeçare Ingeborg, katër fëmijë dhe katër nipër e mbesa.

Schaeuble kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij kushtuar ribashkimit të vendit të tij dhe më vonë shërbeu si ministër i financave i ish-kancelares Angela Merkel gjatë krizës së borxhit të eurozonës.

Schaeuble ishte anëtar i Partisë Kristian Demokrate të qendrës së djathtë të Merkelit që nga viti 1965 dhe u bë anëtar i parlamentit në vitin 1972, duke e bërë atë një nga politikanët më jetëgjatë në Gjermani.

Në tetor 1990 Schäuble u qëllua nga një i sëmurë mendor gjatë një mitingu të fushatës dhe që atëherë ka qenë në karrige me rrota.

Pas zgjedhjeve federale të vitit 2021, të cilat Demokristianët i humbën, Schäuble u largua nga komitetet drejtuese. Në Bundestag, Berber Bas u bë president dhe Schäuble ishte anëtar i Parlamentit deri në vdekjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat