Gati të kryente grabitje, kapet në flagrancë shqiptari në Athinë! Kishte armë me vete

Evropë

Gati të kryente grabitje, kapet në flagrancë shqiptari në Athinë! Kishte armë me vete

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Raiken Gëzim Maze, u arrestua në zonën Ajos Pandeliomonas të kryeqytetit Grek Athinë gjatë orëve të paradites të së shtunës 30 dhjetor.

Policia thotë se Maze po lëvizte në mënyrë të dyshimtë në një rrugicë të lagjes e cila vlerësohet si një ndër zonat me më shumë kriminalitet në vend.

Një patrullë e ndërhyrjes së shpejtë të policisë helene u afrua në zonë dhe i kërkoi Mazes të kryente një verifikim të dokumenteve të tij. Nën frikën e arrestimit,i dyshuari tentoi të fshihet në një dyqan por u kap shpejtë prej forcave të rendit.

Gjatë kontrollit të kryer prej policisë atij iu gjet një pistoletë me 13 fishekë në krehër. Policia dyshon se Maze do të kryente ndonjë grabitje në dyqanet e zonës.

Ai po merret në pyetje në drejtorinë e policisë së Atikës dhe pritet të dërgohet në gjykatë për masë sigurie .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat