Estonia legalizon martesat e mes të njëjtës gjini

Evropë

Estonia legalizon martesat e mes të njëjtës gjini

Më: 2 janar 2024 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Çiftet e të njëjtit seks në Estoni mund të martohen nga Viti i Ri dhe është vendi i parë i krijuar në territorin e ish-Bashkimi Sovjetik që legalizon martesat e homoseksualëve.

Parlamenti i Estonisë votoi për legalizimin e martesës së të njëjtit seks në qershor me 55 deputetë që votuan pro, ndërsa 34 deputetë votuan kundër ligjit në parlamentin me 101 vende.

Fitorja e kryeministres së Estonisë Kaja Kalas në shkurt vlerësohet me rritjen e përpjekjeve për të njohur martesat mes të njëjtit seks, thekson Guardian.

Perceptimet për martesën e të njëjtit seks kanë ndryshuar vitet e fundit në Estoni, e cila ka një popullsi prej 1.3 milionë banorësh, kryesisht jofetarë.

Në një sondazh të kryer këtë vit nga Qendra Estoneze për të Drejtat e Njeriut, 53 për qind e estonezëve mbështesin martesën e të njëjtit seks.

Kjo përqindje ishte vetëm 34 për qind një dekadë më parë.

Estonia i ka njohur ligjërisht partnerët jashtëmartesorë që nga viti 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat