Përmbytjet dhe “temperaturat e akullta” vazhdojnë të shkaktojnë probleme në disa pjesë të Evropës

Evropë

Përmbytjet dhe “temperaturat e akullta” vazhdojnë të shkaktojnë probleme në disa pjesë të Evropës

Më: 6 janar 2024 Në ora: 16:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndikimi i motit dimëror pritet të zgjasë edhe disa ditë dhe moti me borë dhe reshjet e dendura kanë vazhduar të shkaktojnë probleme në të gjithë Evropën.

Sipas mediave të huaja, në Danimarkë, bora dhe shiu po zëvendësohen nga ngricat, me ditët e akullta që vështirësojnë qarkullimin.

Si rezultat, policia në Jutlandën Lindore u ka kërkuar njerëzve që të shmangin daljet e panevojshme.

Ndërkohë banorët e qyteteve buzë lumenjve në Angli panë përmbytje nga shirat që përshkuan Evropën këtë javë.

Një stuhi e fuqishme me erëra përmbyti më shumë se 1000 shtëpi dhe biznese dhe la disa komunitete nën ujë me baltë, thanë zyrtarët.

Në Gloucester në Anglinë jugperëndimore, ndërtesat dhe makinat u zhytën pasi rrugët u kthyen në përrenj, tokat bujqësore u përmbytën dhe varkat pësuan gjithashtu.

Qindra paralajmërime për përmbytjet janë vendosur tani dhe Agjencia e Mjedisit thotë se ndikimi nga përmbytjet mund të zgjasë edhe pesë ditë të tjera.

Veç këtyre, rritja e ujërave të përmbytjeve kanë rrezikuar kolapsin e digave në pjesë të Gjermanisë veriore të goditura nga shirat e dendur prej disa ditësh.

Gjermania ka mobilizuar vullnetarë nga shërbimet e mbrojtjes civile. Miliona thasë me rërë janë shpërndarë në zonat e goditura nga përmbytjet për të mbrojtur vendbanimet dhe digat.

Në një fshat në Saksoninë e Ulët që u godit veçanërisht rëndë, ka mbërritur ndihma nga Franca.

Por temperaturat pritet të bien ndjeshëm në Francë gjatë ditëve në vijim. Banorët e rajonit Pas-de-Calais, të cilët janë prekur nga përmbytjet, janë të shqetësuar për të ftohtin.

Nëse ujërat e përmbytjeve nuk “tërhiqen” shpejt, ngrica mund të shkaktojë dëme të mëdha në shtëpitë e tyre me lagështirë.

“Është një katastrofë nëse ngrin… muret do të plasariten, gjithçka. Ngrirja bën që gjithçka të shpërthejë. Ja çfarë është i ftohti”, tha një banor i Montreuil-sur-Mer, ku njerëzit po bëjnë çmos për të mbrojtur shtëpitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat