Sulm me thikë në një xhami në Stamboll, dy të plagosur

Evropë

Sulm me thikë në një xhami në Stamboll, dy të plagosur

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stamboll, kur një i panjohur hyri në xhaminë Fatih dhe goditi me thikë dy persona, midis tyre edhe imani.

Fillimisht burri ka hyrë në xhami dhe ka bërtitur “Allahu Ekber”, për pasojë të pranishmit e xhamisë e kanë larguar për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar.

Por më pas ai hyri përsëri në xhami dhe kërkoi të fliste me imamin. Ai plagosi me thikë imamin Ghalip Usta dhe një pjesëtar të komunitetit të xhamisë që u përpoq të ndërhynte.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat