Çfarë kërkoi ushtari i EUFOR-it në një ngjarje te festës antikushtetuese të RS-së në BeH?

Evropë

Çfarë kërkoi ushtari i EUFOR-it në një ngjarje te festës antikushtetuese të RS-së në BeH?

Më: 11 janar 2024 Në ora: 09:44
Ushtari i EUFOR-it

Komuna e Miliqit në BeH dje ka publikuar një deklaratë për festimin e 9 janarit – “Ditës së Republikës Srpska” jokushtetuese, ku nga fotot shihet se është i pranishëm edhe një ushtar i EUFOR-it.

Këtë e ka vënë re në rrjetet sociale deputeti i Kuvendit Popullor të RS-së, Ramiz Salkiq, i cili ka dënuar praninë e tij në festën antikushtetuese.

“Ata që duhet të mbrojnë Marrëveshjen e Dejtonit dhe pjesë përbërëse e saj është Kushtetuta e Bosnjë-Hercegovinës dhe vendimet e saj, ata marrin pjesë në festimin e 9 janarit si dita e RS-së, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. EUFOR në mitingun në Miliqi”, ka shkruar ai në Tëitter me një foto të publikuar më herët zyrtarisht.

Përkatësisht, komuna ka publikuar një deklaratë për shënimin e 9 janarit, gjatë së cilës thuhet se “9 janari – Dita e Republikës Srpska u shënua me përkujtimorin e luftëtarëve të rënë në dhomën përkujtimore dhe vendosjen e kurorave në qendrën memorial në Miliqi”.

Në fotot që shoqërojnë tekstin, shihet se në dhomën përkujtimore të luftëtarëve të VRS-së ndodhet edhe një ushtar i EUFOR-it me qiri të ndezur në dorë.

Deklarata e Komunës nuk thotë asgjë në detaje për prezencën e tij, por nga bashkëngjitur duket qartë se ai merr pjesë në atë festë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat