Autoblinda e ukrainasve Bradley që u është dhënë nga amerikanët, shkatërron tankun rus T-90M

Evropë

Autoblinda e ukrainasve Bradley që u është dhënë nga amerikanët, shkatërron tankun rus T-90M

Më: 14 janar 2024 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq betejën e ashpër mes një autoblinde të ukrainasve që u është dhënë donacion nga Shtetet e Bashkuara, M2 Bradley dhe tankut rus T-90M.

Videoja nga droni tregon betejën mes dy mjeteve të blinduara, që është bërë virale në rrjetet sociale.

Beteja u zhvillua në Stepova në veri të Avdiivka, ku rusët filluan në rajonin e Donetskut një ofensivë në tetor të vitit të kaluar.

Mjeti i blinduar Bradley ishte pjesë e paketës ushtarake për Ukrainës që arriti në vitin 2023, të cilën e pati paralajmëruar administrata e Joe Bidenit.

Bradley ka një top të fuqishëm prej 25 mm, e prodhuesi BAE Systems lavdërohet për “aftësitë e mbijetesës së këtij mjeti të blinduar”.

Kanali War Archive në Telegram ka njoftuar se beteja ka ndodhur të enjten, e deri të shtunën videoja është shikuar nga më shumë se 780 mijë persona.

Mediat ruse e quajnë tankun T-90M si Proryv-3, që konsiderohet si një “prej mjeteve më të avancuara të blinduara” të kësaj ushtrie.

Në video shihet sesi Bradley derisa tërhiqet gjuan në drejtim të tankut rus në mes të një fshati.

Nga goditjet direkte, tanku pothuajse shkatërrohet plotësisht, pasi ekuipazhi nuk mund të kontrollonte as kupolën që vazhdimisht bënte lëvizje të pakontrolluara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat