Mafiozi grek u ekzekutua me mbi 90 plumba, policia greke dyshon se autorët janë ballkanas: Makina e tyre e vjedhur në Milano tregon se…

Evropë

Mafiozi grek u ekzekutua me mbi 90 plumba, policia greke dyshon se autorët janë ballkanas: Makina e tyre e vjedhur në Milano tregon se…

Më: 16 janar 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

“Autorët e vrasjes së mafiozit grek, Vangjelis Zabunis dyshohet se mund të jenë ballkanas”. Kështu ka deklaruar Drejtori i Policisë së Atikës Giorgos Kalliakmanis”.

Në një intervistë për Skai ai u shpreh se “autorët mund të jenë vrasës ballkanikë”.

“Ka pasur një makinë të vjedhur nga Milano, e gjithë kjo tregon për një organizatë. Megjithatë, dyshoj në profesionalizmin e tyre, dikush i njoftoi se aty ndodhet 44-vjeçari dhe më pas autorët shkuan në vendngjarje”, tha ai.

“Shumë e donin atë të vdekur, ata kishin tentuar ta ekzekutonin në të kaluarën”, tha kreu i policisë.

Kalliakmanis iu referua skenarit të mundshëm të arratisjes së 44-vjeçarit nga sulmi: “Nëse 44-vjeçari do të arrinte të arratisej, brenda 2024-ës do të kishim shumë kontrata vdekjeje”.

Për profesionalizmin e autorëve, ai tha: “Besoj se nuk ka pasur profesionalizëm pasi ka shumë kamera në këtë pikë, duket se autorët nuk kanë bërë skenarë se si do t’i afroheshin objektivit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat