Mbi 20 politikanë evropianë, letër kryetares së Komisionit Evropian për hetim të mashtrimeve në zgjedhjet e Serbisë

Evropë

Mbi 20 politikanë evropianë, letër kryetares së Komisionit Evropian për hetim të mashtrimeve në zgjedhjet e Serbisë

Nga: F. B. Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:11
Ursula von der Leyen

Mbi 20 politikanë dhe drejtues të vendeve të ndryshme evropiane përfshirë shefa të Këshillave të politikës së jashtme dhe parlamenteve, përmes një letre dërguar kryetares së Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe krerëve të BE-së kanë kërkuar që të iniciojnë hetim lidhur me akuzat për mashtrim në zgjedhjet e dhjetorit në Serbi, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

“Ftojmë BE-në që të bëjë hetim të pavarur lidhur me të gjitha parregullsitë dhe konstatimet për mashtrim në zgjedhjet serbe” thuhet në letrën drejtuar zyrtarëve evropian, që portali “Politiko.eu” ka pas rastin ta shoh.

Ndër 24 nënshkruesit e kësaj letre janë Mihael Rot, kreu i Këshillit të politikës së jashtme pranë Bundestagut, kolegu i tij francez Zhan Luj Burlanyh dhe krerët e Këshillave të Italisë, Danimarkës dhe Luksemburgut.

Ata bëjnë thirrje BE-së për hetim të pavarur rreth akuzave për mashtrime zgjedhore dhe të japin rekomandime për zgjedhje korrekte e të lira,.

“Në varësi nga gjetjet, mund të jetë i nevojshëm proces i ri zgjedhor në Serbi, ndërsa qëllimi ynë duhet të jetë se këtë dekadë Serbinë duhet ta shohim anëtar të BE-së”, thuhet në letër.

Letra iu është dërguar zyrtarëve të BE-së përfshirë kreun e Komisionit Evropian, kreut të Këshillit Evropian Sharl Mishel dhe kreut të Parlamentit Evropian Robert Mecol, ndërsa ndër nënshkruesit janë edhe përfaqësues nga Ukraina, Moldavia, Britania e Madhe që nuk janë pjesë e BE-së.

Mbrëmë PE ka mbajtur shqyrtim rreth situatës në Serbi, pas zgjedhjeve të dhjetorit ku janë dëgjuar kritika për parregullsi dhe gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtar, me favorizimin e partisë në pushtet.

Situata rreth zgjedhjeve do diskutohet edhe njëherë me 23 janar në Këshillim e politikës së jashtme të PE (AFET) ndërsa në shkurt në mbledhjen plenare duhet miratohet rezolutë për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat