Mercenarët e Wagner zbuluan një rrjet gjigant të trafikut të drogës me origjinë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSB në Moskë

Evropë

Mercenarët e Wagner zbuluan një rrjet gjigant të trafikut të drogës me origjinë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSB në Moskë

Më: 18 janar 2024 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Mercenarët e Wagner thonë se kanë zbuluar një skandal në Rusi dhe si pasojë janë duke u përballë me jetë a vdekje.

Disa prestare të këtij grupi kanë hequr maskat dhe kanë treguar se ata zbuluan një rrjet gjigant të trafikut të drogës me origjinë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSB në Moskë.

Madje thonë se pas kapjes së njërit prej tyre me drogë, i kërkuan që që t’i çonte te tregtari në mënyrë që ta zbulonin zinxhirin e drogës në Moskën e Putinit.

Si përgjigje thonë ata,  Moska dërgoi Njësinë Speciale të Reagimit të Shpejtë (SOBR) dhe MM për t’i gjuajtur dhe vrarë.

Megjithatë në një video të publikuar ata thonë se do të luftojnë deri në vdekje.

Mercenarët që po përballen me probleme pas këtij zbulimi, ia dërguan këtë video Vladimir Osechkin për publikim dhe po bëjnë thirrje për ndihmë. Osechkin është krijuesi i faqes së internetit Gulagu.net, është një nga mbrojtësit më të shquar të të drejtave të njeriut në Rusi gjatë kohës së luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat