Ukraina sulmon me dron objektivat ruse në Shën Petersburg

Evropë

Ukraina sulmon me dron objektivat ruse në Shën Petersburg

Më: 18 janar 2024 Në ora: 23:44
Foto ilustrim

Ukraina goditi objektivat në Shën Petersburg të Rusisë gjatë natës duke përdorur një dron të prodhimit vendas që fluturoi 1250 kilometra.

Kështu ka deklaruar një ministër i qeverisë ukrainase, i cili ka dhënë edhe disa detaje, raporton skynews.

Oleksandr Kamyshin, ministri i Industrive Strategjike që mbikëqyr prodhimin e armëve, citohet të ketë thënë në Davos se “mbrëmë ne goditëm objektivin dhe kjo gjë fluturoi saktësisht 1250 km”.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të sulmit ukrainas në qytetin e njohur rus, Shën Petersburg.

Ndërkohë, sot autoritetet ruse kanë raportuar se një dron kishte si cak të sulmit kryeqytetin rus, Moskën.

Megjithatë, droni u rrëzua nga forcat e mbrojtjes ajrore në qytetin rus Podolsk, pa arritur synimet e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat