Reagim i ashpër i senatorit amerikan Cardin ndaj Vuçiçit: Të hetohen parregullësit në zgjedhje dhe jo të tërhiqet vërejtja në sulmet e aktivistëve

Evropë

Reagim i ashpër i senatorit amerikan Cardin ndaj Vuçiçit: Të hetohen parregullësit në zgjedhje dhe jo të tërhiqet vërejtja në sulmet e aktivistëve

Nga: F.B. Më: 20 janar 2024 Në ora: 12:30
Ben Cardin

Kryesuesi i Këshillit për politikë të jashtme në Senatin amerikan, demokrati Ben Cardin ka deklaruar se “është i alarmuar me frikësimin ndaj organizatës së shoqërisë civile Crta nga ana e pushtetit serb” dhe ka ftuar presidentin e Serbisë Vuçiç që të jetojë dyshimet për parregullsi në zgjedhje”, shkruan “Zëri i Amerikës” transmetojnë “Nova” dhe “Bota Sot”.

"Jam i tmerruar me frikësimin që pushteti serb i bënë shoqatës joqeveritare CRTA në misionin e saj të vëzhguesit në procesin zgjedhor. Vuçiç duhet të merret me çështjet e ngritura nga OSBE lidhur me demokracinë në Serbi dhe jo të kthejë vëmendjen nga ajo në sulmet e aktivistëve” , ka shkruar senatori Cardin në rrjetin social X në profilin e Këshillit të politikës së jashtme të Senatit.

Krahas kësaj, senatori Cardin ka reaguar edhe në publikimin e shefit të delegacionit të BE-së në Serbi Zhofre po në rrjetin social X, duke shkruar se “presioni në shoqërinë civile në Serbi që merret me zgjedhjet e vështirëson punën e saj dhe është në kundërshtim me vlerat demokratike dhe shoqërinë pluraliste dhe duhet të ndalohet”, transmeton VoA.

Zhofre ka shkruar se “forcimi i shoqërisë civile është komponentë kyçe e secilit sistem demokratik dhe duhet të vlerësohet e njihet edhe nga ana e institucioneve shtetërore”.

Kardin në kumtesën pak para zgjedhjeve në Serbi me 14 dhjetor pat deklaruar se është i shqetësuar për shkak të “frikësimit dhe sulmeve që bëhen ndaj opozitës dhe po ashtu kishte ftuar pushtetin që të sigurojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike”.

Vëzhguesit ndërkombëtar të udhëhequr nga zyra e OSBE për institucione demokratike dhe drejta të njeriut ODIHR në raportin e tyre preliminar kanë theksuar se në ditën e votimeve kanë vërejtur shumë parregullsi dhe se kushtet zgjedhore ishin vënë në dobi të pushtetit dhe zgjedhjet nuk ishin të njëjta për të gjithë.

Ndërsa, CRTA pas zgjedhjeve bazuar në raportimet nga anëtarët e saj, ka kumtuar se rezultatet zgjedhore nuk shprehin vullnetin e qytetarëve, ajo ka thënë se ka pasur votues migrues nga qytete e tjera që votuan në zgjedhjet lokale në Beograd dhe “klonim të votuesve” përkatësisht regjistrim të votuesve në shumë vende në vendet e votimit në të njëjtën kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat